E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin në kryeministri Kaja Kallas, pritet nga ministri i Jashtëm Igli Hasani

Ka mbërritur në ambientet e kryeministrisë Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian, Kaja Kallas.

Ajo është pritur nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

Pas takimit mes Kallas dhe Kryeministrit, do të zhvillohet firmosja e marrëveshjes për financimin e hekurudhës Durrës – Rrogozhinë, pjesë e Korridori VIII.

Më pas do të mbahet edhe një konferencë për shtyp.

Pas konferencës, Kallas do të zhvillojë edhe takime me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani dhe ministrin e Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Kallas gjithashtu do të marrë pjesë në forumin e dialogut Shqipëri-BE për politikën e sigurisë e më pas në ceremoninë e marrëveshjes me Bankën Evropiane të investimeve.

Po ashtu ajo do të mbajë një ligjëratë në Shtëpinë e Evropës.

Më herët, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së  zhvilloi një takim me Presidentin e vendit, Bajram Begaj

Pjesë e turit të saj të parë ballkanik ishin edhe takime në Malin e Zi, ndërsa pas Shqipërisë, ajo do të udhëtojë drejt Bosnjë-Hercegovinës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›