E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mbështetja për të rinjtë, Ibrahimaj: 10 milionë euro financim për startup-et

TIRANË, 18 prill /ATSH/ Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, kandidate e Partisë Socialiste për zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës deklaroi sot, “se të rinjtë janë përfshirë në projekte novatore të startupe-ve që janë në shërbim të komunitetit”.

E pranishme në takimin që u zhvillua në Tiranë “Vizioni për rininë për Shqipërinë 2030”, Ibrahimaj tha se, “në këto 4 vite qeveria ka ndërmarrë nisma në mbështetje të nismave dhe ideve novative të të rinjve që nxisin biznese dhe sipërmarrje të reja”.

“Qeveria ka alokuar në dispozicion të startup-eve 10  milionë euro gjatë tre viteve të fundit”, tha Ibrahimaj.

“Unë kam dy vite që merrem me sipërmarrjen dhe nxitjen e sipërmarrjes, por dua të evidentoj se qeveria në tre vitet e fundit ka alokuar një fond prej 10 milionë euro për mbështetjen e startupe-ve”, u shpreh ministrja, teksa nënvizoi se, edhe gjatë vitit 2025 do të financohen idetë novatore dhe projektet startup-e të të rinjve. /j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›