Mbrojtja e Krasniqit besimplotë se ai do të shpallet i pafajshëm

PRISHTINË, 18 shkurt /ATSH/ Në Gjykatën Speciale të Kosovës, në Dhomat e Specializuara në Hagë, po mbahet sot seanca e fundit gjyqësore para shpalljes së vendimit në ngarkim të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Katërshja udhëheqëse e UÇK-së po jep konkluzionet përfundimtare.
Mbrojtja e Jakup Krasniqit, e cila tha se dëshmitë do të çojnë në atë që trupi gjykues të shpall të pafajshëm Krasniqin.
Avokati i Krasniqit, Aidan Ellis u shpreh besimplotë karshi gjyqtarëve në Hagë.
Ellis gjatë fjalës së tij para trupit gjykues hodhi poshtë pretendimet e ZPS se Jakup Krasniqi ishte epror i Bislim Zyrapit.
“Ne jemi besimplotë se kur të zbatoni dhe bëni këtë vlerësim dhe kur të shikoni dokumentet së bashku me dëshmitë e dëshmitarëve dhe kur të zbatoni me rigorozitet parimin e barrës së provës ju do të pajtoheni me argumentet e parashtruara prej nesh dhe kjo do të çojë në shpalljen e pafajshme të Jakup Krasniqit prej jush”, tha ai.
Përveç mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së sot trupit gjykues pas pushimit ë drekës do t’i drejtohen edhe vetë katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.
/KosovaPress//r.e/