E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbyllet protesta e pestë, qytetarët paraqesin 5 kërkesa të panegociueshme

Për pesë ditë me radhë, qytetarët kanë mbushur Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke protestuar kundër projektit të Zvërnecit dhe shfuqizimin  e ligjit për zonat e mbrojtura.

Edhe pse protesta nisi si një kauzë ambientaliste, këtë të enjte qytetarët artikuluan 5 kërkesa që i konsiderojnë të panegociueshme, duke theksuar se mobilizimi do të vijojë deri në plotësimin e tyre.

Ndërsa protestuesit këmbëngulin në kërkesat e tyre, Kryeministri Edi Rama, përmes një videoje të publikuar nga Porto Montenegro, të cilin e cilësoi si një histori suksesi për Malin e Zi, mbrojti projektin duke argumentuar se Shqipëria nuk duhet të humbasë mundësi të ngjashme zhvillimi.

RTSH

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›