E Diel, 1 Nëntor 2026

Sot mot i paqëndrueshëm, përmirësim i kushteve gjatë pasdites

TIRANË, 4 qershor/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se vendi ynë ditën e enjte do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura kalimtare. Duke filluar pas orëve të pasdites pritet mot i kthjellët në një pjesë të madhe të territorit e vranësira të pakta kalimtare, kryesisht në relievet malore në lindje.

Vranësirat e dendura do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit deri në orët e pasdites. Pas orëve të pasdites pritet ndërprerje të reshjeve të shiut në të gjithë territorin.

Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›