Me 25 mijë euro të padeklarura drejt Greqisë, nis hetimi për 65-vjeçaren, sekuestrohen paratë

Një 65-vjeçare është proceduar penalisht pasi po udhëtonte drejt Greqisë me 25 mijë euro të padeklaruara.
N”ë PKK Kakavijë, në dalje të Shqipërisë, u krye kontroll në çantën e shtetases D. K., ku u gjetën 25 000 euro, të cilat kjo shtetase nuk i kishte deklaruar konform ligjit”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”, për shtetasen D. K., 65 vjeçe, banuese në Greqi.
Gjithashtu, u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, shuma e eurove./vizionplus.tv