“Me PS ose kënetën madhështore dhe shitësit e qilimave”, Rama ironizon opozitën: Ne patëm kurajon të hedhim themelet e barazisë para ligjit

Barazinë para ligjit shqiptarëve ia garanton vetëm anëtarësimi i Shqipërisë në BE. E vetmja forcë politke që mund të anëtarësojë vendin në BE, është PS, tha kreu i qeverisë Edi Rama gjatë çeljes së fushatës për zgjedhjet e 11 majit.
Ai theksoi se PS është forca politkke e cila pati kurajon të hidhte themelet e drejtësisë së pavarur dhe për herë të parë në histori para drejtësisë kanë shkuar edhe persona të veshur me pushtet politik.
Mes premtimeve të tjera, Rama u ndal edhe te rritja e rrogave dhe pensioneve. Pensionistët janë ata që meritojnë më shumë, por kanë marrë më pak tha kreu i qeverisë, prandaj në mandatin e katërt premtoi rritje të pensionit minimal në 200 euro dhe atij mesatar në 400 euro.
Rama: Barazinë para ligjit populli shqiptar duhet ta marrë vetë në dorë. Duhet ta mbrojë me forcë, duke filluar nga 11 maji. Shqipëria 2030 në BE e garanton këtë. Me ne ose me kënetën madhështore dhe me shitësat e qilimave fluturues të pazarit, që kanë dhe ca emra shumë qesharakë.
Vetëm Shqipëria 2030 në BE e blindon përfundimisht pa asnjë mundësi prapakthimi themelin e barazisë para ligjit që PS e Shqipërisë pati kurajon ta hedhë dhe deri atëherë, deri kur ne ta fusim zonjën Shqipëri në sallonin e madh të BE-së, vetëm shqiptarët e bashkuar mund të mbrojnë drejtësinë e re nga çdo orvatje e kënetës, mund të mbyllim negociatat me BE brenda 2 vitesh.
Mund të rrisim pagën mesatare në sektorin publik në të paktën 1200 euro apo pagën e përgjithshme mesatare që ishte 322 euro mund ta rrisim nga 830 euro që është sot në të paktën 1000 euro, pa harruar pensionet dhe pensionistët. Meritojnë më shumë nga të gjihtë dhe kanë përfituar më pak nga të gjithë. Prandaj për pensionet ne do ta ngjisim mesataren në 400 euro, ndërsa minimunim do ta synojmë në 200 euro./vizionplus.tv