E Hënë, 2 Nëntor 2026

Me pistoletë në brez, arrestohet 28-vjeçari në Vaun e Dejës

Policia e Vau Dejës finalizoi operacionin e koduar “Brezi”, duke arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar që lëvizte i armatosur në fshatin Nënshat.

I arrestuari, shtetasi E. P., u kap me një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat i mbante pa leje.

Operacioni i policisë është pjesë e aksioneve për identifikimin dhe ndalimin e personave që qarkullojnë të armatosur, duke rrezikuar sigurinë publike.

Arma dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, ndërsa materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›