‘Meçja, pjesë e klanit Çopja si vrasës me pagesë’, Delia: Tre të rrezikshmit mund të planifikonin një krim të mundshëm

Autoria e programit ‘Gjërat Tona’ Etleva Delia zbuloi detaje të tjera lidhur me arrestimin e Xhevdet Plakut në Gjirin e Lalzit ditën e sotme.
Sipas saj, tre personat janë me rrezikshmëri të lartë dhe dyshohet të kenë qenë duke planifikuar ndonje krim të mundshëm. Lidhur me emrin e Flobenc Meçes, lakohet si një vrasës me pagesë dhe i përfshirë në klanin Çopja.
“Xhevdet Plaku, që pas arratistjes nga burgu dyshohet të ishte rikthyer në Durrës, konkretisht në Spitallë është një personazh me një histori që nis që nga viti 2000 ku u akuzua për vrasje. Për vrasje u dënua dhe në Shqipëri, si dhe për trafik lendësh nga Holanda në Itali. Atentati i fundit i shpëtoi në vitin 2019. Janë persona me rrezikshmëri të lartë dhe policia kishte marrë masa të tilla. Personazhe të tillë pavarësisht se lëvizin të armatosur, kanë besim dhe mbështetje dhe lëvizin të lirë. Flobenc Meçja dhe Xhevdet Plaku lëviznin të lirë, Meçja del në disa dosje kriminale. Ka qenë i përfshirë në një vrasje që ishte kryer për llogari të klanit Copja. Del në pah si vrasës me pagesë.
Durrësi është kryeqendra e krimit dhe është një vend që ka portin, Tiranën dhe aeroportin afër.
Ai mund të ishte duke planifikuar një krim të mundshëm. Bisedat janë në SKY ku një prej personazhe që u vra vjet pretendon se Plaku fshihet dhe nuk është i lehtë të eleminohet. Me shumë mundësi ai po planifikonte një sulm.” / abcnews.al