E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksi Censusi te dhenate paparashikuara

TIRANE- Gjate ketij viti eshte folur shume per censusin. Rezultatet e tij ne llogaritjen e popullsise habiten jo pak shqiptare. Mosperputhja e fakteve te sjella me prognozat e bera ka ngjallur diskutime edhe ne gjirin e specialisteve. Prof. Ermelinda Meksi anetare e Keshillit Mbikeqyres te Bankes se Shqiperise dha kete interviste lidhur me ceshtjen
Cfare synohet me ane te censusit te popullsise dhe banesave
Ne Shqiperi censusi i pare i takon vitit 1923. Procesi i regjistrimit do te thote te lesh nje mesazh ne gjeneratat e ardhme duke u treguar atyre si jetonin te paret e tyre. Nepermjet regjistrimit te popullsise dhe banesave synohet nje llogaritje e sakte e popullsise se nje vendi ne nje date te caktuar per te percaktuar gjendjen numerike dhe shperndarjen territoriale te popullsise sipas karakteristikave gjini moshe gjendje civile profesion etj te saj. Ky proces eshte shtylla kurrizore e statistikave sociale kombetare dhe lokale. Ato perbejne nje burim te pasur te dhenash per analiza te thella mbi dukurite demografike qe shpien ne formulimin dhe vleresimin e politikave te ndryshme per vendimmarrjen ne sektore te ndryshem.
Informacioni qe merret nga statistikat e censusit nuk mundesohet nga burim tjeter. Nje nga qellimet e censusit eshte edhe berja e prognozave te sakta per popullsine sipas grupmoshave me synim zhvillimin e ardhshem te shoqerise.

Ne kendveshtrimin tuaj si eksperte e statistikave si i gjykoni rezultatet e censusit me nje vleresim global
Sigurisht u befasova me numrin e popullsise prej 283.1741 vetesh qe rezulton nga censusi duke reflektuar nje renie gati dramatike te popullsise kundrejt regjistrimit te vitit 2001 prej 77 madje 11.1 kundrejt atij te vitit 1989. Ndersa ne periudhen 1969-1989 ka pasur nje rritje popullsie prej 1.114.262 vetesh ose rreth 15 ne periudhen tjeter 1989-2011 rezulton nje renie e popullsise prej 350.676 vetesh. Kjo eshte krejtesisht e paparashikuar nga projeksionet e popullsise te bera nga INSTAT-i.
Ne thelb keto te dhena shprehin modelin qe ka karakterizuar zhvillimin ekonomik e social keto 20 vjetet e fundit te mbeshtetur ne emigracionin spontan dhe tejet masiv per arsye qe mbizoterohen nga nevoja per mbijetese. Ky model emigracioni ka qene edhe burimi kryesor i te ardhurave dhe ka karakterizuar zhvillimin tone te deritanishem.
Te dhenat e paparashikuara te ketij censusi ne fakt perbejne nje ceshtje thelbesore nga me te rendesishmet ekonomike dhe sociale qe kerkojne reflektim shume serioz. Po ndalem vetem ne nje aspekt. Sipas projeksionit te popullsise per 2010-en botim i INSTAT-it ne nentor 1996 popullsia duhej te rezultonte tani midis shifrave 3.6-3.9 milione banore. Diferenca e madhe midis popullsise faktike 2.8 milione qe rezultoi nga censusi me ate te projektuar prej 3.6 milionesh sipas variantit me te ulet flet per nje shkalle shume te larte gabimi ne parashikim. Cfare pasojash do te kene mbi politikat keto ndryshime shume te medha demografike Si do te reflektohet kjo situate mbi pensionet dhe sigurimet shoqerore Keto jane ceshtje qe duhet te trajtohen urgjentisht. Sido qe te arsyetosh kjo eshte nje kembane alarmi.
Ne rast se ketu kemi te bejme me nje model te flakjes se banoreve te vet nga nje shoqeri eshte momenti ti jepet fund kesaj situate

Cfare ndryshimesh bien me shume ne sy krahas uljes se ndjeshme te popullsise
Te dhenat e plota dalin pas shtatorit te vitit tjeter. Por me ngacmoi fakti se numri i meshkujve del ne total me i madh se ai i femrave. Ligjesite demografike te vendeve te zhvilluara flasin per nje numer me te madh te popullsise femerore kundrejt asaj mashkullore raport te cilin Shqiperia e arriti 10 vjet me pare. Te dhenat na cojne tani ne situaten e para viteve 90. Nje pergjigje e shpejte dhe pa analize faktoresh te con ne konkluzionin se kujdesi i shoqerise per femrat eshte perkeqesuar kundrejt 10 viteve me pare deri edhe per nderhyrje ne shtatezani kur femija nuk eshte mashkull shqetesim ky i ngritur nga shume drejtime kohet e fundit.

Drejtoresha e INSTAT-it filloi te jape shpjegime pse ishte pakesuar popullsia. Mendoni se INSTAT-i duhet te shprehet per arsyet sapo mbaroi censusi
Pa nje analize te thelle dhe shkencore te faktoreve demografike ekonomike dhe sociale ku te perfshihen kapacitetet me te mira te vendit nuk mund te shpjegohet lehte kjo dukuri dhe pasojat e saj ne vitet e ardhme. Dhe kjo behet e mundur vetem pasi te botohen te dhenat e plota perfundimtare. Nderkaq nisur nga projeksionet e veta edhe INSTAT-i mendoj se nuk ka qene i pregatitur per kete pakesim te popullsise qe rezulton nga censusi. Cdo pergjigje ne keto kushte eshte hipotetike.
Intervista u botua sot ne Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›