Rregjistrimi i 45 i minoritetitHimara dhe Korca asnje grek
Te tjera rreth shkrimit Dokument i regjistrimit
Regjistrimi i vitit 1945 ishte regjistrimi i katert i kryer nga shteti shqiptar gjate historise se tij. Duke mos llogaritur regjistrimet e pjesshme te popullsise te kryera gjate Luftes se Pare Boterore nga austriaket popullsia shqiptare ishte regjistruar ne vitet 1921 1923 dhe 1930. Nga regjistrimi i vitit 1921 nuk kane mbetur te dhena. Te gjitha keto regjistrime jane kryer per nje qellim te caktuar per te plotesuar nje nevoje te administrates. Keshtu regjistrimi i pare u be per shkak te nevojes per perpilimin e listes se votuesve te zgjedhjeve te prillit te vitit 1921 i dyti kishte qellim te perditesonte numrin e votuesve me rastin e zgjedhjeve te vitit 1923 ndersa i treti ai i vitit 1930 u krye ne permbushje te detyrimeve nderkombetare te shtetit shqiptar si anetar i Lidhjes se Kombeve sipas se cilit duhet te kryente regjistrim te popullsise ne cdo 5 vjet.
Regjistrimi i pergjithshem i popullsise se vitit 1945 kishte si qellim te vertetonte gjendjen numerike te popullsise te ndare sipas gjinise moshes gjendjes civile profesionit etj te krijonte regjistrat themeltare te popullsise te cilet ishin djegur nga lufta si dhe te percaktonte popullsine faktike te ndare sipas qarqeve. Pavaresisht deklarimeve zyrtare zhvillimi i nje regjistrimi te tille behej i domosdoshem dhe per nje arsye tjeter. Zgjedhjet per Asamblene Kushtetuese te parashikuara per tu mbajtur me 2 dhjetor 1945 kerkonin hartimin e listave zgjedhore gje qe e bente edhe me imediate kryerjen e regjistrimit.
Vendimi per kryerjen e regjistrimit te pergjithshem te popullsise u mor me 15 shtator 1945 ne mbledhjen e Keshillit Antifashist Nacionalclirimtar. Sipas ketij vendimi ai do te kryej brenda nje dite te vetme ne te gjithe territorin e Shqiperise dhe per kete u caktua data 30 shtator nje dite e diel. Regjistrimi i vitit 1945 ashtu si te gjitha regjistrimet e kryera gjate periudhes 1920-1939 u krye nga shteti shqiptar pa pjesemarrjen e enteve fetare. Si formulare per regjistrimin u perdoruren ato te Kongresit Nderkombetar te Brukselit Parisit dhe Madridit. Formularet ishin dy tipash ai i familjes dhe ai i bashkejeteses. Keshilli i Ministrave miratoi nje rregullore e cila shpjegonte deri ne detaje si duheshin menaxhuar nga faza pergatitore deri ne perfundim te regjistrimit. Si mbikeqyres te regjistrimit ishin ngarkuar komitetet ekzekutive te prefekturave dhe nenprefekturave te cilat kishin ngritur dhe komisionet perkatese.
Ne rregullore i kushtohej vemendje e vecante shpjegimeve mbi plotesimin e formularit. Ai pervec gjeneraliteteve te zakonshme si emri mbiemri atesia amesia vendi dhe datelindja perfshinte dhe kerkesa per deklarim te profesionit madje dukej sikur theksi ishte vene tek kjo kerkese pasi qeveritaret e rinj kerkonin te kishin nje tablo te qarte te forcave prodhuese ne Shqiperi te metave trupore arsimimit etj. Ne shtyllen 14 te tabeles popullsia duhet te tregonte besimin mysliman ortodoks apo katolik. Ne rregulloren e Keshillit te Ministrave kerkohej qe per personat te cilet nuk deklaronin se i perkisnin ndonje besimi kolona te lihej bosh. Ne shtyllen e 17-te te formularit kerkoheshin te dhena per gjuhen qe fliste zakonisht popullsia ne familje. Formulari nuk kishte ndonje shtylle specifike per te treguar kombesine e popullsise kjo ne menyre te terthorte zbulohej nga gjuha e folur ne shtepi. Duke qene se qellimi i regjistrimit ishte krijimi i regjistrave te gjendjes civile pra jo thjesht per efekt statistikor popullsise iu kerkua qe te vertetonte deklarimet me dokumentet perkatese.
Diten e diel me 30 shtator 1945 ne te gjithe territorin e Shqiperise filloi regjistrimi. Ate dite dukej se cdo gje kishte pushuar se levizuri. Popullsia ishte urdheruar te qendronte ne shtepi ne pritje te inspektoreve te regjistrimit. Gjithashtu iu dha urdher te gjitha mjeteve te transportit te mos punonin ate dite.
Perjashtoheshin nga masa e mesiperme personat qe ishin ngarkuar me sigurimin publik me sherbime publike mos kryerja e te cilave paralizonte jeten si post-telegrafistet specialistet e centraleve te elektrikut dhe ujesjellesit farmacistet dhe agjentet shendetesore si dhe nepunesit e regjistrimit. Te gjithe keta duhet te pajiseshin me nga nje leter njoftimi te leshuar nga zyra e regjistrimit prane nen/prefektures me ane te se ciles lejohen te qarkullojne diten e regjistrimit.
Ne interes te ketij shkrimi jane rezultatet e ketij regjistrimi per popullsine minoritare. Ne regjistrim u perfshine jo vetem minoritetet por shtetasit e huaj qe ndodheshin ne territorin e Shqiperise me 30 shtator 1945. Ne baze te udhezimeve te shtetit shqiptar ne zonat minoritare u perdoren inspektore vendas minoritare te cilet flisnin edhe gjuhen shqipe. Keshtu vetem ne krahinat ku banonte minoriteti grek u perfshine ne regjistrimin e popullsise 145 nepunes regjistrimi te gjithe minoritare. Regjistrimi i popullsise nuk jep te dhena per minoritetet linguistike dhe kulturore si vllahet apo romet.
Te dhenat e dala nga regjistrimi pasi u kontrolluan per vertetesine e deklarimeve nga komisionet e ngritura posacerisht prane komiteteve ekzekutive u derguan per perpunim ne Drejtorine e Statistikave. Sipas ketij regjistrimi doli se ne territorin e Shqiperise jetonin 1.122.044 veta nga te cilet 1.075.467 ishin shqiptare ndersa 46.577 ishin me kombesi te ndryshme. E shprehur ne perqindje regjistrimi zbuloi se 95.8 e popullsise ishte shqiptare dhe 4.2 ishin me kombesi te ndryshme. Duhet theksuar se jo e gjithe popullsia joshqiptare perbehej prej minoriteteve etnike apo kombetare sepse ne regjistrim u perfshine shtetas te huaj te cilet kishin mbetur ne Shqiperi nga Lufta e Dyte Boterore numri i te cileve sipas regjistrimit ishte 13001 vete 2700 prej te cileve ishin italiane dhe te tjeret jugosllave. Ne lidhje me minoritetet analizen me te plote e kemi per minoritetin grek. Kjo jo vetem se ai eshte minoriteti me i madh ne vend por edhe sepse situata ne lidhje me te ishte shume e ndezur per shkak te ringritjes se pretendimeve territoriale ndaj Shqiperise se Jugut nga ana e Athines zyrtare. Ne vitin 1945 numri i personave qe u regjistruan si greqishtfoles/minoritare greke ne te gjithe Shqiperine ishte 31.560 veta te cilet jetonin pothuajse te gjithe ne qarkun e Gjirokastres. Ky ishte nje numer disi me i vogel se ai qe ishte deklaruar ne regjistrimin e vitit 1930. Kete diference raporti qe shoqeron regjistrimin e shpjegon me nje renie te popullsise se Shqiperise se Jugut ne pergjithesi per shkak te luftes por edhe me tendencat me te larta te kesaj popullsie per te emigruar jashte vendit. Me mbylljen e kufijve nje pjese e minoritareve greke ashtu si dhe ata shqiptare te larguar ne emigracion nuk munden te kthehen ne atdhe. Sipas regjistrimit minoriteti grek banonte ne menyre te perqendruar ne 84 fshatra te Prefektures se Gjirokastres ne n/prefekturat e Qendres Gjirokaster Delvines Konispolit Libohoves Sarandes dhe nje pakice shume e vogel ne n/prefekturen e Permetit 330 vete.
Regjistrimi i vitit 1945 vuri ne dukje se ne Shqiperi jetonin dhe minoritetet te tjera si maqedonase dhe malazeze te cilat u konsideruan si minoritete jugosllave. Ne analizen qe i behej regjistrimit behej nje diferencim midis popullsise maqedonishfolese dhe popullsise me kombesi maqedonase. Sipas tij ne territorin e shtetit shqiptar kishte 2572 persona me kombesi maqedonase te vendosur plotesisht ne prefekturen e Korces ne rajonin e Prespes se Madhe. Duke qene se regjistrimi nuk kishte pyetje te drejtperdrejte per kombesine por per gjuhen qe perdorte popullsia e Shqiperise u evidentuan si maqedonishtfoles nje kontingjent i vogel i popullsise qe jeton ne krahinen e Gollobordes. Keto krahina nga pikepamja administrative ishin ndare ne tri krahina dhe me vone ne n/prefektura Trebishte Ostren dhe Stebleve. Por gjithashtu i njejti regjistrim popullsie tregoi se kishte 6489 persona qe kishin deklaruar si gjuhe amtare ate maqedonase. Sipas regjistrimit te vitit 1945 ne Shqiperi jetonin 998 persona me kombesi malazeze dhe 1695 persona ne krahinen e Vrakes ne Shkoder me gjuhe amtare serbo-kroate.
Pas regjistrimit te vitit 1945 qeveria shqiptare ka kryer regjistrime periodike ne vitet 1950 1955 1960 1979 dhe 1989.
Dr. SONILA BOCIInstituti i Historise Qendra e Studimeve Albanologjike
Shkrimi u botua sot ne Shqiptarja.com