E Diel, 1 Nëntor 2026

Meloni i telefonon Macron, Starmer dhe Merz/ Thirrje për koordinim ushtarak

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni zhvilloi një bisedë telefonike me presidentin francez Emmanuel Macron, kryeministrin britanik Keir Starmer dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, raporton Ansa.

Në fokus të bisedimeve ishte thirrja për diplomaci dhe koordinimin ushtarak” në përgjigje të përshkallëzimit të luftës në Lindjen e Mesme të shkaktuar nga sulmet e SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e shtatë që nga sulmi i parë izraelit në zemër të Teheranit.

Shkëmbimet e zjarrit mes palëve kanë vijuar me ritme intensive edhe pse kapaciteti ofensiv i Iranit është reduktuar ndjeshëm.

Forcat amerikane njoftuan sot se kanë fundosur një transportuese dronësh iranianë, teksa gjenerali i Komandës Qendrore Amerikane ka deklaruar se nuk do të ndalen deri sa të eliminojnë plotësisht marinën detare të Iranit.

Izraeli ndërkohë e ka përqendruar vëmendjen në Liban, ku ka goditur pozicionet e Hezbollahut. Sipas forcave mbrojtëse të Izraelit (IDF) Beiruti u sulmua 26 herë dhe një prej shënjestrave ishte edhe Këshilli Ekzekutiv i Hezbollahut.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›