E Hënë, 2 Nëntor 2026

Merkato/ Bayern mban “gjallë” tratativën me Jackson, Lookman jep i “OK” transferimit në Mynih

Orët e fundit të merkatos pritet të jenë të nxehta në Mynih pasi Bayern po përgatit dy goditje në merkato.

Edhe pse mbrëmjen e kaluar u mësua se klubi gjerman i kishte thënë Nicolas Jackson-it dhe menaxherit të tij të ktheheshin në Londër, sot flitet se tratativa mes Bayern dhe Cheslea është ende gjallë. Dëshira e lojtarit ishte që të transferohej në Mynih ndërsa në orët e fundit duket se Chelsea ka konsideruar si joproduktiv rikthimin e tij në Londër. Nga finalizimi i kësaj marrëveshjeje nuk mungon shumë.

Njëkohësisht Bayern po përpiqet që të afrojë edhe Ademola Lookman. Sulmuesi nigerian i ka hapur dritën jeshile transferimit në Mynih, por duhet bindur Atalanta, e cila nuk ka pranuar formulën e propozuar nga Beyern.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›