E Hënë, 2 Nëntor 2026

Merr flakë makina në aksin “Fier-Roskovec”, shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet është përfshirë nga flakët ditën e sotme në aksin rrugor Fier–Roskovec, në vendin e njohur si “Kthesa e Marinzës”.

Ngjarja ndodhi rreth mesditës, duke shkaktuar panik te drejtuesi i mjetit.

Sipas raportimeve paraprake automjeti është djegur pjesërisht, por nuk ka të lënduar.

Shërbimet zjarrfikëse mbërritën në vendngjarje menjëherë pas njoftimit dhe bënë të mundur neutralizimin e flakëve.

Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›