Merr fund bllokada, hapet zyrtarisht Ngushtica e Hormuzit

Irani ka rihapur Ngushticën e Hormuzit për të gjitha anijet tregtare, deri në përfundim të armëpushimit javën e ardhshme.
Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, i cili theksoi se vendimi është në përputhje me armëpushimin e shpallur Izrael-Liban.
LEXO EDHE: Arrihet armëpushimi Izrael-Liban, Trump: Kjo do të jetë lufta e 10-të që zgjidh
“Në përputhje me armëpushimin në Liban, kalimi për të gjitha anijet tregtare përmes Ngushticës së Hormuzit shpallet plotësisht i hapur për periudhën e mbetur të armëpushimit, sipas korridorit të koordinuar siç është njoftuar më parë nga Organizata e Porteve dhe ajo Detare e Republikës Islamike të Iranit”, shkroi ai në rrjetin social X.