E Diel, 1 Nëntor 2026

Messi konfirmon: Më donte Spanja, por unë gjithmonë kam dashur Argjentinën

Në një intervistë të gjatë në podkastin “Miro de Atras”, ndër të tjera, Lionel Messi foli për një nga momentet më delikate të karrierës: zgjedhja e ekipit kombëtar. Kapiteni i Argjentinës tha se kishte një shans për të veshur fanellën e Spanjës, por vendosi t’i qëndronte besnik rrënjëve të tij.

I ardhur në Barcelonë nga Rosario në moshën 13 vjeç, Messi u rrit në akademinë e të rinjve Blaugrana, duke ndërtuar jo vetëm karrierën si futbollist, por edhe jetën e tij në Katalonjë. Pikërisht për këtë arsye, mundësia e një thirrjeje në radhët eSpanjës nuk ishte aspak fantazi futbolli.

Gjatë viteve të tij në akademinë e të rinjve të Barçës, Federata Spanjolle bëri vërtet një përpjekje për ta bindur atë. Edhe Vicente Del Bosque, trajneri i ekipit spanjoll që fitoi Kupën e Botës në vitin 2010 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2012, pranoi se u bë gjithçka e mundur për ta sjellë atë në ekipin kombëtar iberik, duke theksuar se sa e jashtëzakonshme do të kishte qenë të stërviste një talent unik si ai.

Këto janë fjalët e argjentinasit: “Në një moment të caktuar, diçka mbërriti nga Spanja. Unë tashmë po luaja për Barcelonën dhe ata e kishin lënë të kuptohej. Është normale, u ndodhte shumë të rinjve në atë kohë. Edhe pse jam argjentinas, natyrisht, shkova në Barcelonë kur isha shumë i vogël dhe kalova pjesën më të madhe të zhvillimit tim atje, kështu që mundësia ishte aty, mund të ndodhte. Por, dëshira ime ka qenë gjithmonë Argjentina”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›