E Diel, 1 Nëntor 2026

Mundje/ Turneu “Muhamet Malo”, Abakarov fiton medalje bronzi

Zelimkhan Abakarov ka fituar medalje Bronzi në Turneun “Muhamet Malo”, që po zhvillohet në Tiranë dhe transmetohet drejtpërdrejt në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Mundësi shqiptar nuk ka arritur që të kualifikohet në finalen e madhe të peshës 61 kg në mundjen e lirë, pasi është mundur në gjysmëfinale nga rusi Chermen Tavitov me rezultatin 8-5.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›