Ministrat izraelitë autorizojnë Netanyahun për hakmarrje ndaj Hezbollahut

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka autorizuar kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe ministrin e tij të mbrojtjes që të vendosin se kur dhe si të hakmerren për një sulm vdekjeprurës me raketa që Izraeli dhe SHBA thonë se u krye nga grupi militant shiit libanez Hezbollah.
Ministrat u takuan në seancë urgjente pas sulmit në lartësitë e Golanit të pushtuara nga Izraeli të shtunën në mbrëmje, ku u vranë 12 fëmijë dhe adoleshentë nga komuniteti Druze. Hezbollahu ka mohuar përgjegjësinë.
Ky ishte incidenti më vdekjeprurës ndërkufitar në muajt e fundit të shkëmbimeve të zjarrit midis dy palëve. Sulmi ka rritur frikën se ato që kanë qenë relativisht të përmbajtura armiqësitë deri më tani mund të shkojnë në një luftë gjithëpërfshirëse.
Qeveritë perëndimore po i kërkojnë Izraelit të tregojë përmbajtje në reagimin e tij. Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se Izraeli kishte të drejtë t’i përgjigjej Hezbollahut pas sulmit të së shtunës, por theksoi se askush “nuk dëshiron një luftë më të gjerë”.
/rtsh.al/