E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Gonxhja: Trashëgimia kulturore në rekord vizitash, mbi 400 mijë turistë e vizitorë deri në maj 2026

Institucionet dhe qendrat e trashëgimisë kulturore në Shqipëri kanë regjistruar një tjetër sezon të suksesshëm, duke mirëpritur 424,082 vizitorë vendas dhe të huaj gjatë periudhës janar–maj 2026.

Lajmi është bërë i ditur nga Blendi Gonxhja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se kultura po shndërrohet në një nga historitë më të bukura të suksesit të vendit.

Sipas të dhënave të publikuara, 143,086 vizitorë kanë zgjedhur të vizitojnë muzetë kombëtarë, 188,437 kanë frekuentuar parqet arkeologjike, ndërsa 91,559 të tjerë kanë vizituar kalatë dhe monumentet e kulturës.

Shifrat tregojnë një rritje të konsiderueshme krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023. Vizitueshmëria është rritur me 95.71%, ndërsa të ardhurat e gjeneruara nga këto institucione kanë shënuar një rritje prej 147.44%.

Edhe në krahasim me vitin 2025, trendi mbetet pozitiv, me një rritje prej 9.9% të numrit të vizitorëve dhe 7.3% të të ardhurave.

Në reagimin e tij, ministri Gonxhja vlerësoi trashëgiminë kulturore si një burim krenarie kombëtare dhe një aset të rëndësishëm për zhvillimin e turizmit, duke theksuar se monumentet, muzetë dhe parqet arkeologjike po tërheqin gjithnjë e më shumë vizitorë nga Shqipëria dhe bota.

Postimi i plotë

“Gjatë muajve Janar–Maj 2026, Institucionet dhe Qendrat e Trashëgimisë Kulturore kanë mirëpritur plot 424,082 vizitorë vendas dhe të huaj, duke e kthyer kulturën në një nga historitë më të bukura të suksesit të vendit.

143,086 vizitorë në Muzetë Kombëtarë

188,437 vizitorë në Parqet Arkeologjike

91,559 vizitorë në Kala dhe Monumente të Kulturës

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, vizitueshmëria është rritur me +95.71%, ndërsa të ardhurat e gjeneruara kanë shënuar një rritje spektakolare prej +147.44%!

Ndërsa krahasuar me vitin e shkuar vizitueshmëria u rrit me +9.9% dhe të ardhurat u rritën me +7.3%!

Trashëgimia jonë nuk është thjesht histori, ajo është energji, krenari kombëtare dhe një magnet që tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë nga vendi dhe e gjithë bota”, shkruan ministri.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›