E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Gonxhja inspekton punimet në Kalanë e Kaninës: Nga sit kulturor i rëndësishëm, në destinacion tërheqës për publikun

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja ka inspektuar punimet në Kalanë e Kaninës.

Teksa ka shpërndarë pamje nga punimet, Gonxhja bën me dije se ky projekt synon jo vetëm konsolidimin dhe ruajtjen e strukturave historike të kalasë, por edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët, duke e kthyer këtë sit kulturor të rëndësishëm në një destinacion edhe më tërheqës për publikun.

“Vijojnë punimet për ndërhyrjet konservuese, strukturale dhe gjeologjike, plane interpretimi dhe përmirësimi i eksperiencës së vizitorëve në Kalanë e Kaninës në Vlorë.

Gjatë një vizite në fundjavën që sapo lamë pas, bashkë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit, Ministri pa nga afër ecurinë e ndërhyrjeve, të cilat kanë përparuar ndjeshëm.

Ky projekt në bashkëpunim edhe me CHwB Albania, synon jo vetëm konsolidimin dhe ruajtjen e strukturave historike të kalasë, por edhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve për vizitorët, duke e kthyer këtë sit kulturor të rëndësishëm në një destinacion edhe më tërheqës për publikun”, shkruan ai në rrjetin social Facebook.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›