E Diel, 1 Nëntor 2026

“SPAK nuk hetoi krimin elektoral”, Berisha: Prokuroria e Posçme bashkëfajtore me Partinë Socialiste

Kryetari i PD Sali Berisha akuzoi Prokurorinë e Posaçme se dështoi të luftonte krimin elektoral.

Një ditë pas qëndrimit të drejtuesit të SPAK, Altin Dumani, i cili tha se kallëzimet e partive kanë qenë të paplota dhe shpesh jo të sakta, Berisha deklaroi se SPAK-u ishte bashkëpunëtor i PS-së në krimet zgjedhore.

“Me gjyslykët e Altin Troplinit nuk ka asgjë të qartë. Po sa herë e denoncoi kartelin Troplini opozita? Besoj se farsa elektorale e zhveshi lakuriq Altin Troplinin. Tregoi se është ortak në këtë krim të shëmtuar elektoral. Kush e pengon përveç përkatësisë së tij kriminale partiake, Altin Troplini për të nisur kryesisht çështje? Le që ne kemi dorëzuar astje mbi 40 çështje… Ai mbrohet sepse është mburojë e krimit më të shëmtuar elektoral dhe amnistisë”, tha Berisha.

Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se udhëtoi me avion charter drejt samitit të NATO-s, duke paralajmëruar se në shtator PD do të kërkojë edhe njëherë komision hetimor për udhëtimet e shefit të qeverisë.

“Ne do kërkojmë dhe mbështetje ndërkombëtare, për të hetuar si këto shpenzime ashtu dhe baulet diplomatike. Se kur udhëton kryeministri zakonisht udhëton me valixhen e tij, por nëqoftëse ka një seri të pafundme baulesh, aty thuhet se është transportuar, janë trafiqe ilegale, monedhash, droge, apo ku ta di unë, nuk mund të them, sepse duhet hetimi”, tha Berisha.

Ndërsa në lidhje me procesin e 11 majit, Berisha publikoi sot të dhëna për 12 qendra votimi në Elbasan ku parregullsitë përfshijnë fletë votimi më tepër, fletë votimi pa vulë; elemente këto që sipas kryetarit të PD-së ngrenë dyshime për mbushje të kutive të votimit./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›