E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri Igli Hasani viziton Letoninë, takohet edhe me kontigjentin shqiptar të Forcave të Armatosura

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani zhvilloi një vizitë zyrtare në Letoni, ku u prit nga ministrja e Jashtme Baiba Braže.

Hasani vlerësoi Letoninë për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj Shqipërisë në procesin e Integrimit Evropian, duke e konsideruar zgjerimin si një investim në paqen dhe qëndrueshmërinë e Evropës.

Gjatë qendrimit në Riga, ministri  i Jashtëm vizitoi edhe kontingjentin shqiptar të Forcave të Armatosura në kampin Adaži.

Këtë vit shënohen 97 vite nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Letonisë.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›