E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ministri i Jashtëm i Izraelit uron kryeministrin Rama dhe ministren homologe, Spiropali

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Gideon Sa’ar, i ka dërguar një mesazh urimi Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së re për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, pas marrjes zyrtarisht të detyrave të tyre.

Në mesazhin e tij, ministri Sa’ar thekson rëndësinë e marrëdhënieve miqësore midis dy vendeve dhe veçanërisht vlerësimin për miqësinë e Kryeministrit Rama.

“I uroj ministres së re të Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, shumë suksese në rolin e saj të ri. Ne e vlerësojmë shumë miqësinë e gjatë midis kombeve tona dhe e vlerësojmë veçanërisht miqësinë e Kryeministrit Rama. Pres me padurim forcimin e mëtejshëm të partneritetit tonë”, shkruan kryediplomati izraelit.” shkruan kryediplomati izraelit në rrjetin social X.

Urimi vjen një ditë pasi qeveria e re u miratua në Kuvend dhe ministrat u betuan në Presidencë. Elisa Spiropali, e cila ka mbajtur postin e kryetares së Kuvendit dhe më parë atë të ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, merr tani një nga postet më të rëndësishme në diplomacinë shqiptare.

Mesazhi i Sa’ar thekson rëndësinë e marrëdhënieve Shqipëri-Izrael dhe dëshirën e Izraelit për të forcuar bashkëpunimin me qeverinë e re shqiptare.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›