E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, viziton bazën e NATO-s në Bullgari: Shqipëria e gatshme të rrisë kontributin aty ku kërkohet

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka qenë i pranishëm sot në Bazën e Grup Batalionit Shumëkombësh të NATO-s në Novo Selo, Bullgari.

Në një reagim në rrjetet sociale, Vengu u shpreh krenar për rolin aktiv që luan toga e Forcave të Armatosura të Shqipërisë në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të paracaktuar.

Ai citoi Komandantin italian të misionit, Mattia Scirocco, i cili vlerësoi profesionalizmin dhe përkushtimin e efektivëve shqiptarë.

“Krenar të dëgjoja nga Komandanti italian i misionit, Mattia Scirocco, se toga që përfaqëson Forcat e Armatosura të Shqipërisë luan një rol aktiv në detyrat e grupit, duke kontribuar përtej misionit të saj të paracaktuar. Kjo është një dëshmi e qartë e profesionalizmit, përkushtimit dhe besueshmërisë së efektivëve tanë në çdo mision ku shërbejnë nën flamurin e Aleancës”, shkroi ministri.

Vengu theksoi se Shqipëria është e gatshme të rrisë më tej prezencën dhe kontributin e saj aty ku nevoja e kërkon, për të dëshmuar përkushtimin ndaj sigurisë kolektive dhe për të forcuar përgatitjen operacionale, krah për krah me aleatët e NATO-s.

“Jemi të gatshëm të rrisim më tej prezencën dhe kontributin e Shqipërisë aty ku nevoja e kërkon, për të dëshmuar përkushtimin tonë ndaj sigurisë kolektive dhe për të forcuar përgatitjen tonë operacionale, krah për krah me aleatët tanë.”-pwrfundoi reagimin e tij ministri Pirro Vengu.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›