E Martë, 3 Nëntor 2026

Ministria e Mbrojtjes: 247 efektivë të FA-së dhe 4 helikopterë për shuarjen e zjarreve

TIRANË, 26 korrik/ATSH/ Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur sot se 247 efektivë të Forcave të Armatosura janë angazhuar për shuarjen e zjarreve në të gjithë vendin.

Përmes një njoftimi për shtyp, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se janë në gatishmëri 31 mjete të ushtrisë dhe emergjencave civile, shërbimet zjarrfikëse dhe autoambulanca.

Po ashtu, për shuarjen e vatrave të zjarreve janë në gatishmëri 4 helikopterë për ndërhyjet nga ajri në çdo kohë.

Ministria e Mbrojtjes nënvizoi angazhimin e strukturave lokale dhe atyre qendrore në monitorimin e situatës, ndërsa shprehu angazhimin për ndërhyrjet e nevojshme, me prioritet në zonat e banuara.

1 nga 7

/m.m/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›