Minoriteti rom dhe egjiptian, në Elbasan do të vijojnë projektet e integrimit përmes arsimit dhe punësimit

Arsimim dhe punësim të të rinjve dhe grave nga shtresat në nevojë dhe komunitetet vulnerabil është premtimi që do të vijojë të mbahet nga bashkia Elbasan e cila ka dhe mbështetjen BE-së dhe Fondacionit “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”:
30 të rinj të tjerë nga komunitetet rome dhe egjiptiane janë përfitues të bursave për arsimim e kjo do të thotë integrim në tregun e punës në të ardhmen dhe kontribut për shoqërinë.
Projekti ka nisur para dy vjetësh dhe ka pasur rezultate të suksesshme. Këtë vit, projekti vjen me një risi, duke integruar të rinjtë dhe prindërit që duan të punojnë.
/rtsh.al/