Peshku i vaskave gjirokastrite- Siri Muro, njeriu që solli për herë të parë kultivimin e pestrovës

Akuakultura ka njohur shtrirje dhe zgjerim edhe në qarkun e Gjirokastrës. Prej vitesh në njësinë Administrative Picar shumë banorë kanë ngritur vaskat për kultivimin e peshkut pestrovë.
Siri Muro ka 24 vite që kujdeset për rritjen e këtyre gjallesa të bukur dhe delikate. Ai tregon se këtë punë e mësoi në shtetin helen ku kishte emigruar dhe fillimisht eksperimentoi në vendlindje tij ku gradualisht mori edhe frytet e suksesit.
Uji i kristaltë që buron nga gurra e Picarit dhe rrit pestrovën në mënyre të shëndetshme ka meritën e veçantë përpos përkushtimit dhe punës së fermerit.
Fermeri tregon se kultivim i peshkut kryhet në mënyrën artizanale. Janë tetë vaska me peshkun pestrovë, fekondimi i tyre është bërë që në muajin nëntor. Pas këtij ciki vijon puna për ndarjen e peshkut në vaska të tjera deri sa të arrihet pesha e duhur për tregtim.
Fermeri tregon se i ushqen dy herë në ditë peshqit dhe se ushqimin për ta e siguron në tregjet jashtë kufijve të Shqipërisë.
E pavarësisht që qarkun e Gjirokastrës konsumatorët kanë mundësi të zgjedhin mes produkteve të detit dhe lumit. Siri Muro na tregon sekretin se çfarë e ka mbajtur për 24 vite në treg. “E shesim të gjallë. Në këto ujra vetëm troka ka sukses sepse krapi nuk ecën shumë”, tha ai.
Pestrova apo trofta njihen për një sërë veçorish dhe vlerash ushqyese për organizmin e njeriut.
Ky lloj peshku gatuhet në disa mënyra duke sjell jo vetëm shije por edhe t’i ruhen vlerat që ka.
Gjatë këtyre 24 viteve Muro ka fituar eksperiencë të madhe në këtë fushë dhe mendon që në një të ardhme të afërt të zgjeroj më tepër.
Pestrova është peshk që rritet në ujëra të ëmbla dhe të rrjedhshme. Veçori tjetër e rritjes së këtij peshku është që temperatura e ujit duhet të jete nga 10 deri në 16 gradë Celsus.
/rtsh/