E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohen 203 milionë lekë mbështetje financiare për bashkësitë fetare

TIRANË, 1 prill/ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi sot 203 milionë lekë nga buxheti i këtij viti për të mbështetur financiarisht bashkësitë fetare.

Sipas vendimit të qeverisë, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 57.3 milionë lekë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 48.6 milionë lekë, Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 48.6 milionë lekë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 48.5 milionë lekë.

Kalimi i fondit bëhet njëherësh, brenda muajit prill të vitit 2026.

Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohen Ministria e Financave dhe Komiteti Shtetëror për Kultet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

/k.s/j.p/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›