E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranvera Skana emërohet zëvendësministre e Mbrojtjes

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Këshilli i Ministrave miratoi gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë dy ndryshime në Ministrinë e Mbrojtjes.

Andrea Shllaku u lirua nga detyra e zëvendësministrit të Mbrojtjes, ndërsa në vend të tij u emërua Pranvera Skana.

Vendimi, i mbështetur në nenin 100 të Kushtetutës dhe ligjin “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, u miratua me propozimin e Kryeministrit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

Andrea Shllaku mbajti detyrën si zëvendësministër i mbrojtjes që prej 19 dhjetor 2025.

/m.q/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›