E Hënë, 2 Nëntor 2026

Miratohen disa ndryshime në Kodin e Etikës së KQZ-së

TIRANË, 21 janar /ATSh/ Komisioni Rregullator shqyrtoi sot projektvendimin për disa shtesa dhe ndryshime në Kodin e Etikës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Shtesat dhe ndryshimet synojnë përshtatjen e Kodit të Etikës me nevojat aktuale të funksionimit institucional dhe forcimin e standardeve etike në ushtrimin e veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ndryshimet e propozuara u diktuan nga nevoja për të adresuar boshllëqe të evidentuara në zbatimin praktik të Kodit të Etikës, si dhe për ta harmonizuar me legjislacionin në fuqi që rregullon marrëdhëniet e punës, etikën në administratën publike dhe parimet e mirëqeverisjes.

Projektvendimi u miratua me 5 vota pro.

/m.q/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›