E Diel, 1 Nëntor 2026

Miratohet kërkesa e Brahos, KLP vendos mbrojtje të shtuar për Dumanin

Komisioni i Mbrojtjes pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka miratuar kërkesën e kreut të SPAK, Klodian Braho, për të shtuar masat e sigurisë ndaj prokurorit Altin Dumani.

Vendimi vjen pas presionit të shtuar ndaj Dumanit, i cili ka në dorë një sërë hetimesh të rëndësishme që mbajnë firmën e tij si ish-kryeprokuror i SPAK.

Përveç Dumanit, komisioni ka miratuar masa shtesë sigurie edhe për disa prokurorë të tjerë të Strukturës së Posaçme, mes të cilëve edhe për Dritan Prençin.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›