E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjegull e dendur në juglindje, Policia Rrugore apel për kujdes në qarkullim

Prej dy ditësh, një pjesë e mirë e juglindjes së vendit është përfshirë nga mjegulla e dendur, duke prekur akset kryesore nacionale, por edhe rrugët që të çojnë drejt fshatrave turistikë të Dardhës dhe Voskopojës.

Në këto kushte, Policia Rrugore ka shtuar patrullimet në terren dhe u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të ulin shpejtësinë, si dhe të shmangin në çdo moment parakalimet, edhe në segmentet ku sinjalistika rrugore i lejon ato.

Kjo për shkak të shikueshmërisë së kufizuar të shkaktuar nga dendësia e mjegullës. Për fat të mirë, gjatë këtyre dy ditëve me mjegull, nuk janë regjistruar aksidente rrugore.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›