E Diel, 1 Nëntor 2026

Salla takon fermerët në Shkodër, ministri i Bujqësisë premton një skemë mbështetje më efektive

Në vijim të turit të dëgjesave me fermerët ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla zhvilloi takime në qarkun Shkodër.

Gjatë bisedave me fermerët, Ministri theksoi rëndësinë e dialogut për të reflektuar mbi problematikat ekzistuese dhe për të ndërtuar një skemë më të drejtë dhe gjithëpërfshirëse.

Vetëm në Shkodër janë subvencionuar 4400 fermerë, ndërsa parashikohet ulje të numrit të krerëve për tu bërë përfitues, si dhe rritje e pagesës.

Ministri nënvizoi se Skema Kombëtare 2026 do të bazohet në parime të qarta dhe të barabarta për fermerët

Turi i dëgjesave do të vijojë edhe në qarqe të tjera të vendit, me synimin që politikat mbështetëse të ndërtohen mbi kontributin e drejtpërdrejtë të fermerëve dhe në përputhje me standardet e Bashkimit Europian./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›