E Diel, 1 Nëntor 2026

Mjegulla përfshin Fushën e Maliqit dhe aksin Bulgarec–Petrushë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla ka përfshirë paraditen e sotme një pjesë të Fushës së Maliqit, si edhe aksin nacional Bulgarec–Petrushë, duke vështirësuar ndjeshëm qarkullimin normal të mjeteve.

Dukshmëria e reduktuar ka sjellë probleme për drejtuesit e automjeteve, ndërsa autoritetet këshillojnë drejtuesit të lëvizin me kujdes të shtuar dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore.

Ndërkohë, prania e dendur e mjegullës gjatë këtyre ditëve është kthyer në shqetësim për personat që vuajnë nga problemet me rrugët e frymëmarrjes.

Mjekët rekomandojnë që këta persona të shmangin lëvizjet, veçanërisht gjatë orëve kur mjegulla është më e pranishme, si dhe të qëndrojnë pranë qendrave të tyre të banimit.

Situata pritet të përmirësohet me rritjen e temperaturave gjatë orëve të mesditës./vizionplus.tv

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›