Mjekët e rinj në Gjirokastër, Ada Shehaj i është bashkuar stafit të spitalit gjatë vitit 2025

Ka vetëm 6 muaj që i është bashkuar stafit të mjekëve në spitalin rajonal “Omer Nishani” të cilin e zgjodhi me dëshirë për të ushtruar profesionin e pneumologes. Ada Shehaj si vajzë përmetare vendosi ta startojë misionin e saj fisnik me shërbimin ndaj banorëve të komunitetit jugor edhe pse nuk i mungonin alternativat e tjera.
Shërbimi i pneumologjisë është i mirëorganizuar thotë Ada dhe nën vijim pritet të kompletohet dhe me aparatura të tjera, të rëndësishme për diagnoztikimin e pacientëve.
Incidenca e lartë e sëmundshmërisë pulomonare e bën më sfidues këtë profesion ku përveç vizitave dhe ekzaminimeve të përditshme asaj i duhet tu përgjigjet edhe thirrjeve nga urgjenca.
Gjatë vitit 2025 spitali i Gjirokastrës ka pritur 9 mjekë të rinj duke plotësuar kështu të gjitha shërbimet me specialistë
Gazetare: Y.Ponde
/rtsh.al/