E Diel, 1 Nëntor 2026

Në kërkim për vepra të ndryshme penale, arrestohet 6 persona në Tiranë

Gjashtë persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë arrestuar nga Policia e Shtetit gjatë një operacioni të zhvilluar në kryeqytet, të koduar “Catch 6”.

Sipas njoftimit të Policia e Tiranës, në pranga ra shtetasi K. M., 32 vjeç, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Nga ky dënim atij i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 9 muaj e 20 ditë burgim.

Gjithashtu u ndalua M. N., 25 vjeç, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në kuadër të këtij operacioni u kap edhe E. K., 24 vjeç, i dënuar me 10 muaj e 20 ditë burg për veprën penale “Përndjekja”.

Ndërkohë, u arrestua edhe L. H., 43 vjeç, i dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë.

Policia ndaloi gjithashtu shtetasin Xh. A., 35 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim, si dhe G. K., 22 vjeç, i kërkuar për veprat penale “Vjedhja”, e mbetur në tentativë dhe “Shkatërrimi i rrjetit elektrik”. Ky i fundit iu dorëzua Drejtoria Vendore e Policisë Dibër për veprime të mëtejshme procedurale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokuroria e Tiranës për vijimin e veprimeve të mëtejshme ligjore.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›