E Martë, 3 Nëntor 2026

Modernizimi i prokurimeve publike, përfaqësues të AKSHI-t vizitë në Lisbonë

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, Drejtori i Drejtorisë së Inteligjencës Artificiale, Enio Kaso dhe drejtori i Marrëdhënieve e-Gov me Institucionet, Sonja Sinorukaj kanë zhvilluar një vizitë në Lisbonë, në kudër të projektit për modernizimin e sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri.

Përfaqësuesit e AKSHI-t zhvilluan takime në zyrat e IMPIC, institucionit të mbikëqyrjes së tregjeve publike, pasurive të paluajtshme dhe industrisë së ndërtimit dhe Tribunal de Contas, institucioni i lartë i kontrollit të shpenzimeve publike, ku të dyja palët, ndanë përvojat e tyre në fushën e prokurimeve publike.

Sipas njoftimit të AKSHI-t, në këto takime u ndanë praktikat më të fundit për përdorimin e Inteligjencës Artificiale në prokurimet publike, me fokus të veçantë në përmirësimin e transparencës dhe efikasitetit të procesit.

“Diskutimet për teknologjitë e reja, përpunimin e të dhënave dhe ndërtimin e sistemeve të avancuara të kontrollit ofruan mundësi të mëdha për përmirësimin e sistemit të prokurimeve publike në Shqipëri, duke e bërë atë më të hapur dhe më efikas”, thuhet në njoftim. /j.p/

Nga takimet e ekipit të AKSHI-t në Lisbonë me qëllim modernizimin e prokurimeve publike 1 nga 2

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›