E Martë, 3 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 11 majit, OSBE dhe KQZ tryezë për informimin dhe edukimin e zgjedhësve

TIRANË, 7 prill/ATSH/ Prezenca e OSBE-së, dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po organizojnë një sërë veprimtarish për informimin dhe edukimin e zgjedhësve.

Këto veprimtari kanë për synim rritjen e pjesëmarrjes së grupeve të nënpërfaqësuara – të rinjtë, gratë dhe pakicat kombëtare në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Tryeza e parë, kushtuar ushtrimit të së drejtës së votës dhe përfshirjen në procesin zgjedhor të pakicave kombëtare u zhvillua në Komitetin për Pakicat Kombëtare, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Komitetit dhe të organizatave të shoqërisë civile që punojnë për çështjet e pakicave kombëtare.

Diskutimi u përqendrua në ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për të drejtat e votimit të pakicave kombëtare, votimin elektronik dhe votimin nga jashtë vendit dhe parandalimin e shkeljeve zgjedhore dhe blerjes së votës.

1 nga 6

/k.s/j.p/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›