BE mbështet 3 ide novatore në bujqësi, turizëm dhe tekstil

TIRANË, 7 prill /ATSH/ Dhjetëra novatorë të rinj nga Shqipëria iu bashkuan hackathon-it “EU4Education”, organizuar nga Delegacioni i BE-së në Shqipëri në bashkëpunim me Albanian Skills.
Ata prezantuan zgjidhje novatore për nevojat e sfidat reale të bizneseve shqiptare.
Zyra e BE në Tiranë, bën të ditur se, pas diskutimesh përpara mentorëve ekspertë dhe një jurie profesionale, u shpallën tri ide fituese në bujqësi, turizëm dhe tekstile.
Fituesit u shpallën: “Botanica”, fitues i sfidës së Bujqësisë së Qëndrueshme; “HikeMate” – fitues i sfidës së Turizmit të Qëndrueshëm; “Pëlhura e Rilindjes” – fituese e sfidës së modës së qëndrueshme.
Hackathons janë ngjarje ku programuesit kompjuterikë mblidhen për të zhvilluar qasje të reja për zgjidhjen e problemeve ose për të përfunduar projekte të mëdha që kërkojnë bashkëpunim.
Gjatë hakatonëve, pjesëmarrësit kërkojnë të prezantojnë teknika të reja, standarde ose stile programimi personal për të përparuar në projekte dhe për të zhvilluar zgjidhje. /j.p/
1 nga 6