Monarkizimi i politikes ne shtetin njeshekullor
2012-ta eshte nje vit i vecante per shqiptaret dhe vecanerisht per politikanet. Une i pergezoj politikanet e ndershem per cfare kane arritur qe kur filluan aktivitetin politik ne fillim te viteve 1990-te te motivuar nga qellime idealiste per ti sherbyer vendit ne nje moment kritik.
Per fat te keq nje pjese e mire e politikaneve shqiptar qe nga viti 1912 i perkasin asaj kategorie qe Max Weber i konsideron si udheheqes lsquodiletante e lsquodiktatore rrugesh te cilet vuajne nga mekati politik i kotesise. Ne kete kallep futen edhe politikanet te cileve po sipas Weber u mungon ndjenja e pergjegjesise dhe integriteti intelektual. Urojme qe politikanet ta kuptojne se sa e rendesishme eshte qe gjate ketij viti jubilar te perparesojne Shqiperine dhe jo partite qe kane themeluar apo trasheguar. Ky do te jete nje ndryshim shpresedhenes ne nje kohe kur politika shqiptare ngelet thellesisht percarese dhe eshte shnderuar ne epsh per te qendruar apo ardhur ne pushtet me cdo kusht. Sjellja e disa politikaneve ne njezet vitet e fundit ka qene ne te shumten e rasteve e nje natyre bajraktare. Disa drejtues te politikes shqiptare ka kohe qe sillen si despotet e botes arabe nga fundi i turpshem i te cileve shpresojme se do te nxjerrin mesimet e duhura sa seshte vone. Kur studioja ne Kajro kujtoj qe miqte e mij Egjiptiane shpesh ktheheshin te rrahur ne kampusin e universitetit sepse demonstronin kunder regjimit te Mubarakut nje nga lsquooficeret e lire te cilet e detyruan Mbretin Faruk te largohet nga Egjipti ne vitin 1952. lsquoOficeret e lire premtuan se do tua kthenin Egjiptin Egjiptianeve.
Gjashtedhjete vjet pas permbysjes se monarkise Egjiptianet e shikojne veten ne kryqezim.
Te heqesh qafe nje diktator eshte e veshtire por jo e pamundur. Veshtiresia e vertet fillon kur ballafaqohesh me vakumin qe lene pas dikaturat e permbysura. Ne shqiptaret ua kuptojme hallin Egjiptianeve sepse nje trashegimi te tille na lane si Ahmet Zogu ky mbret i vonuar i Evropes ashtu edhe monarku komunist Enver Hoxha. Per pasoje ne akoma nuk kemi nje shoqeri civile aktive dhe te ndergjegjshme edhe pas nje shekulli qe nga krijimi i shtetit te pare shqiptar.
Faji eshte jetim thote nje fjale e urte po jo ne politiken shqiptare. Hoxha ne te shumten e rasteve ia faturonte Zogut dhe armiqve te brendshem dhe te jashtem cdo gje te keqe qe trasheguam sajuam dhe per pasoje vuajtem ne regjimin kumunist. Ne dy dekadat e fundit te demokracise tone jo-demokratike ne jemi mesuar te degjojme te njejtin avaz me te vetmin ndryshim se cdo gje te keqe tani i atribohet Hoxhes dhe komunizmit. Shqiperia akoma nuk ka nxjerre nje klase politike vete-reflektuese qe ta kuptoje rendesine e vazhdimesise ne ndertimin e shtetit.
Nje studuese e huaj me tha pak kohe me pare se qeveria shqiptare nuk lejon qe te kete nje pavion te dedikuar per periudhen komuniste dhe Enver Hoxhen ne Muzeun Historik Kombetar. Ky eshte percudnim i historise. Po qe se nuk duam te perseriten gabimet e Zogut dhe Hoxhes apo me keq te idealizohen satrapet e vdekur per mungese informacioni cdo figure historike dhe cdo faze historie duhet te perfaqesohet dhe te prezantohet me objektivitet ne tempullin e historise se kombit dhe fjalen e fundit per kete duhet ta kene jo politikanet por studiuesit serioz te cilet po te perifrazojme nje thenie te Rabindranath Tagore jane te gatshem ti sherbejne vendit por kur vjen puna per tu falur kete ia rezervojne vetem te drejtes.
Polarizimi me i rrezikshem ne Shqiperi krahas atij ekonomik dhe fetare eshte ai politik apo me sakte apolitik. Per pasoje per pjesen dermuese te shqiptareve shteti ngelet nje njerke e pashpirt nje koncept indiferent nje ndermarrje e deshtuar. Ndersa politika ka kohe qe shikohet si sinonim per biznes i ndyre. Kjo eshte tragjedia me e madhe ne fundshekullin e pare te shtetit shqiptar. Dhe ne kete tragjedi ka hisen e tyre si Zogu dhe Hoxha ashtu edhe pasuesit e tyre ne demokracine tone amulli.
Populli yne eshte i demoralizuar sepse eshte nje popull i zhgenjyer. Perderisa e drejta nuk gjendet apo nuk shikohen prova se drejtesia eshte mbi politiken ka rrezik qe shteti te kundrohet jo si garantori i te drejtave te shtetasve por si viktimizues i njerzve te pafajshem. Po ashtu nuk eshte cudi po qe se mefshtesia e shtetit per te gjykuar dhe denuar ne perputhje me ligjin ata drejtues te cilet megjithese kane abuzuar postet dhe besimin e popullit vazhdojne me paturpesi kriminale te qendrojne aktiv ne politike te interpretohet ndonese pa te drejte si nje ortakllek mafiozesh gje qe ne menyre te pashmangshme e thellon gjithnje edhe me shume hendekun midis shtetit dhe qytetareve.
Te gjithe jemi pergjegjes per amulline politike qe fatkeqesisht ka kohe qe ka pllakosur Shqiperine. Per te dalur nga kjo situate vendi kerkon nje gjenerate te re politikanesh jo me mendesi provinciale por me vizion dhe perkushtim demokratik.
Prova e pare e rendesishme per te matur pjekurine e klases politike shqiptare jane zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Do te ishte ne te miren e shtetit qe per kete post te larte te mos kandidojne asnje nga figurat qe ne cerek shekullin e fundit kane dominuar dhe asfiksuar politiken shqiptare pothuajse sipas rutines se Putini dhe Medvedevit. Po ashtu sherbimi me i mire qe keta figura qendrore do ti benin vendit do te ishte terheqja e plote nga jeta politike sa me pare. Po qe se kete sakrifice nuk e bejne per hir te interesave te atdheut uroj ta bejne per interesin e tyre.
Mania e tejzgjatur per pushtet eshte marrezi. Suksesi ne politike nuk matet me numrin e viteve ne pushtet apo nga variacioni i posteve te ushtruara. Per politikanet e ndershem jeta vazhdon edhe pas mbylljes se karrieres politike.
Universiteti i Birmingamit Angli