E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata e Larte Kumbaronuk u arratis per fajin tone

Te tjera rreth shkrimit Ardian Hoxha Hetim Shpresa Becajt TIRANE - Gjykata e Larte ka reaguar sot pas letres se hapur te djalit te te ndjerit Remzi Hoxha lidhur me gjyqin ndaj njeriut qe dyshohet se e ka zhdukur ate Ilir Kumbaro. Nepermjet nje deklarate zyrtare e cila mban firmen e kryetares se Gjykates Shpresa Becaj citohet se ne vendimin per arrestin me burg te Ilir Kumbaros Kolegjet e Bashkuara te kesaj Gjykate kane zbatuar ligjin dhe te gjitha procedurat perkatese dhe se ekzekutimi i vendimit per arrestimin e Kumbaros nuk eshte pezulluar nga kjo Gjykate.
Ndryshe nga sa pretendohet Gjykata e Larte eshte investuar per ceshtjen ne fjale konform ligjit dhe procedurave ligjore per me shume se nje here dhe duke pare problematikat ligjore qe paraqiste ceshtja ka treguar kujdesin maksimal per te respektuar nje proces te rregullt ligjor dhe pa paragjykuar asnje nga palet ne te drejtat e tyre themelore. Nen kujdesin maksimal te Kryetares se saj Znj. Shpresa Becaj kjo gjykate duke marre ne vleresim rendesine e ceshtjes dhe problematikat proceduriale konstatuar gjate shqyrtimit te saj ne Kolegjin Penal kaloi me perparesi gjykimin ne Kolegje te Bashkuara midis 6000 ceshtjeve te rregjistruara ne ate kohe prane kesaj gjykate. Megjithate per te arritur ne vendimin perfundimtar i cili e la ne kushtet e arrestit me burg te pandehurin I. Kumbaro duke e konsideruar si nje mase te pershtatshme dhe ne perputhje me rrezikshmerine shoqerore si te vepres dhe te autorit Kolegjet e Bashkuara te kesaj gjykate kane punuar hap pas hapi per te krijuar mundesite ligjore e teknike ne menyre qe te realizohej nje gjykim i drejte e i paanshem thuhet ne kete deklarate.

BECAJ VONESAT NE EMERIMIN E ANETAREVE PENGESE
Ne deklarateb e gjate per shtyp lidhur me letren e Ardian Hoxhes ku kerkohet procedim penal per Shpresa Becaj vete kryetatarja e Gjykates se Larte pohon se eshte penguar gjate procesit gjyqesor Kumbaro. Pengesat sipas saj lidhen me mungesa e kuorumit te nevojshem te gjyqtareve per tu mbledhur dhe vendosur ne Kolegje te Bashkuara ne perputhje me ligjin organik dhe Kushtetuten pamundesia e Kolegjeve te Bashkuara per te dale me nje vendim perfundimtar pasi qendrimi i gjyqtareve lidhur me menyren e zgjidhjes se ceshtjes u nda ne menyre te tille qe nuk lejonte krijimin e nje shumice minimale 6 pro 6 kunder dhe vetem pas plotesimit te trupes gjyqesore me dy gjyqtare te rinj se fundmi u krijuan mundesite ligjore dhe teknike per tu mbledhur dhe vendosur per kete ceshtje.

ARRATIA E KUMBAROS
Gjykata e Larte sqaron serish opinionin publik mbas qendrimit te mbajtur prej saj ne daten 13.12.2011 prane agjensise se lajmeve Balkan Insight se pasoja e ardhur arratia e shtetasit Ilir Kumbaro nuk ka asnje lidhje shkakesore me procedurat ligjore dhe administrative te detyrueshme qe kane te bejne me ceshtjen ne fjale. Vendimi i Gjykates se Apelit te Krimeve te Renda Nr 5 date 05.01.2010 i cili vendosi lenien ne fuqi te vendimit Nr.154 date 15.12.2009 te Gjykates se Shkalles se Pare te Krimeve te Renda ne lidhje me masen se sigurise arrest ne burg per shtetasin Ilir Kumbaro objekt shqyrtimi ne Kolegjet e Bashkuara eshte vendim i formes se prere. Ekzekutimi i ketij vendimi nuk eshte pezulluar nga ana e Gjykates se Larte thuhet ne deklarate.

HETIMI PER KRYETAREN SHPRESA BECAJ
Ne lidhje me pretendimet e Z. Ardian Hoxha per te urdheruar nje hetim dhe procedim penal per Kryetaren e Gjykates se Larte dhe Kolegjin Penal te kesaj gjykate theksojme dhe nje here se Gjykata e Larte dhe antaret e saj ne shqyrtimin e kesaj ceshtjeje dhe dhenien e ketij vendimi kane zbatuar me perpikmeri vetem Kushtetuten dhe ligjin perfundon qendrimi zyrtar i Gjykates se Larte.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›