E Hënë, 2 Nëntor 2026

Monedhat e huaja forcojnë pozitat ndaj lekut, për të dytën ditë radhazi

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën monedhat e huaja i forcuan pozitat në raport me lekun, për të dytën ditë radhazi.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, krahasuar me një ditë më parë, dollari amerikan u forcua sot me 0,74 lekë dhe këmbehet me 84,28 lekë, ndërsa euroja u ngjit në kuotën 97,54 lekë, ose 0,06 lekë më shumë se ditën e hënë.

Monedha britanike u mbiçmua me 0,44 lekë dhe këmbehet me 112,50 lekë. Ndërsa franga zvicerane këmbehet me 104,71 lekë, ose 0,31 lekë më shumë se një ditë më parë.

Tani gjatë sezonit veror, prurjet valutore ndikojnë në forcimin e monedhës vendase lek.  Banka e Shqipërisë ka të drejtë të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor që të zbusë kursin e këmbimit, në rastet kur e gjykon të arsyeshme, teksa vlerëson se kursi i këmbimit është i qendruehsëm.

Në tremujorin e parë 2025, Banka e Shqipërisë ka blerë vetëm 33,2 milionë euro me qëllim rritjen e rezervës valutore, pra nuk ka bërë ndërhyrje direkte për të frenuar rënien e mëtejshme të euros.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollari amerikan USD 84.28 +0.74
Euroja EUR 97.54 +0.06
Poundi britanik GBP 112.50 +0.44
Franga zvicerane CHF 104.71 +0.31
Jeni japonez (100) JPY 56.74 +0.44
Dollari australian AUD 54.90 +0.43
Dollari kanadez CAD 61.32 +0.48
Korona suedeze SEK 8.74 0.00
Korona norvegjeze NOK 8.26 +0.07
Korona daneze DKK 13.07 +0.02
SDR SDR 115.14 +0.71
Ari (OZ 1) XAU 280356.58 +1,676.33
Argjendi (OZ 1) XAG 3216.12 +29.43
Juani kinez (onshore) CNY 11.75 +0.10
Juani kinez (offshore) CNH 11.74 +0.10
Lira turke TRY 2.08 +0.02

/e.xh//r.e/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›