E Martë, 3 Nëntor 2026

Kishte ndërtuar pa leje një hotel, arrestohet 30-vjeçari në Berat

TIRANË, 29 korrik /ATSH/ Policia e Beratit ka arrestuar një 30-vjeçar pasi kishte ndërtuar një objekt trekatësh në lagjen “Barrikadë”, i cili më pas do të shërbente si hotel.

Policia njoftoi sot se “shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas kishte ndërtuar, pa leje, në lagjen “Barrikadë”, kanë kryer kontrolle në këtë zonë. Gjatë kontrolleve u konstatua se shtetasi A. G. kishte ndërtuar pa leje, një objekt trekatësh, të destinuar si hotel”.

“Në vijim të veprimeve për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasin A. G., 30 vjeç, banues në Berat”, njoftoi Policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

/m.q/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›