E Diel, 1 Nëntor 2026

Monedhat e huaja forcojnë pozitat ndaj lekut

TIRANË, 9 mars /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, monedhat e huaja kanë forcuar pozitat këtë fillim jave kundrejt lekut.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euroja këmbehet të martën me 95,95 lekë, ose 0,06 lekë më shumë se një ditë më parë, ndërsa monedha e gjelbër amerikane u ngjit me 0,22 lekë, duke u këmbyer me 83,02 lekë.

Sot në tregun valutor pozitat i kanë forcuar edhe paundi britanik e franga zvicerane, të cilat këmbehen respektivisht 110,72 lekë dhe 106,60 lekë ose përkatësisht 0,31 lekë dhe 0,65 lekë më shumë.

Tregu vendas i këmbimit vijon të reflektojë ecurinë në bursat ndërkombëtare, ku dollari amerikan dhe regjistruar zhvlerësim në këmbim me valutat e huaja.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 83.02 +0.22
Euro EUR 95.95 +0.06
Poundi Britanik GBP 110.72 +0.31
Franga Zvicerane CHF 106.60 +0.65
Jeni Japonez (100) JPY 52.40 -0.05
Dollari Australian AUD 58.24 +0.20
Dollari Kanadez CAD 61.34 +0.72
Korona Suedeze SEK 8.97 0.00
Korona Norvegjeze NOK 8.61 +0.03
Korona Daneze DKK 12.85 +0.01
SDR SDR 113.08 +0.06
Ari(OZ 1) XAU 423085.69 +1,837.38
Argjend(OZ 1) XAG 6957.91 +85.39
Juani Kinez (onshore) CNY 12.01 +0.02
Juani Kinez (offshore) CNH 11.99 +0.01
Lira Turke TRY 1.88 0.00

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›