E Diel, 1 Nëntor 2026

Monika Kryemadhi në SPAK, zbaton masën e sigurisë “detyrim paraqitje”

Ish-deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme (SPAK) në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Monika Kryemadhi dhe ish-bashkëshorti i saj Ilir Meta akuzohen për korrupsion pasiv, ndërkohë që s’ka asnjë të arrestuar për korrupsion aktiv.

SPAK-u ka marrë të pandehur edhe Fatime Kryemadhin, nënën e saj Monika Kryemadhit, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun. Hetimi i SPAK-ut përfshiu tri çështje: aferën CEZ-DIA, lobimet e LSI-së në SHBA dhe verifikimin pasuror të familjes Meta-Kryemadhi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›