Monografi kushtuar piktorit Nexhmedin Zajmi, mjeshtri që ktheu thjeshtësinë në art

Prezantohet monografia kushtuar tërësisht krijimtarisë së piktorit të njohur shqiptar Nexhmedin Zajmi, që vjen si një udhëtim pas në kohë, në muzgun e viteve të largëta.
Arti i tij ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, jo vetëm të artistëve bashkëkohorë, por mbi të gjitha të studiuesve të arteve pamore dhe, edhe sot, mbetet një pikë reference për kritikën shqiptare bashkëkohore.
Nexhmedin Zajmi ishte një artist që punoi me të njëjtën forcë shprehëse dhe ndjeshmëri në të gjitha gjinitë e artit pamor: portret, kompozime me shumë figura, peizazhe, interiere dhe natyra të qeta.
Kjo monografi shkencore synon të depërtojë në thellësitë e qenies krijuese të Nexhmedin Zajmit, duke e trajtuar atë jo vetëm si artist, por edhe si një intelektual të rëndësishëm të kohës në të cilën ai jetoi.
Falë artit të tij, ai u bë një nga piktorët më me ndikim për bashkëkohësit dhe për brezat që erdhën më pas.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/