E Diel, 1 Nëntor 2026

Moscertifikimi i kandidatëve të Listës Serbe për zgjedhjet e 28 dhjetorit në Kosovës, Kurti: Çështje e KQZ-së

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë se moscertifikimi i listës së kandidatëve të Listës Serbe nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, është çështje e KQZ-së dhe se ekzekutivi nuk ka asnjë rol në këtë vendimmarrje.

“Ajo është çështje e KQZ-së, ajo është çështje e ambasadës amerikane. Unë jam kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha Kurti.

Vendimi i KQZ-së u mor pasi katër anëtarë votuan pro, dy përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër, ndërsa gjashtë të tjerë abstenuan, duke mos arritur shumicën e nevojshme për miratimin e listës së kandidatëve të Listës Serbe.

Moscertifikimi ka nxitur reagime të forta nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe Ambasada e Gjermanisë në Kosovë, të cilat shprehën shqetësim se vendimi mund të ndikojë negativisht në situatën politike dhe etnike në vend.

Diplomatët perëndimorë paralajmëruan se “veprime të tilla e cenojnë stabilitetin e Kosovës” dhe u bënë thirrje institucioneve kosovare të sigurojnë pjesëmarrje të drejtë dhe përfaqësim të komuniteteve pakicë në procesin zgjedhor.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›