E Diel, 1 Nëntor 2026

Mot ekstrem në Mesdhe, stuhia “Harry” shkakton evakuime dhe ndërprerje shërbimesh

Stuhia “Harry” solli shira të rrëmbyeshëm, dallgë të  larta dhe përmbytje në rajone të ndryshme të Mesdheut këtë javë. Në Kalabri, Sicili dhe Sardenjë në jug të Italisë, erërat e forta dhe dallgët mbi 5 metra të larta goditën zonat bregdetare dhe përmbytën banesat.

Dëme të rënda janë raportuar përgjatë vijës bregdetare midis Messinës dhe Katanias për shkak të kushteve të rënda të motit. Dhjetëra familje u evakuuan në qytetin e Katanias.

Edhe në Maltë moti i keq shkaktoi dëme në zonat bregdetare. Shirat e rrëmbyeshëm nga stuhia “Harry” përfshinë edhe ishullin francez të Korsikës, duke shkaktuar përmbytje.

Në Katalonjë, dallgë gjashtë metra të larta u raportuan në zonat bregdetare, ndërsa shirat e rrëmbyeshëm përmbytën pjesë të Gironas. Bora, erërat e forta dhe stuhitë e shiut goditën pjesën më të madhe të Greqisë të mërkurën, me transportin, arsimin dhe shërbimet publike të ndërprera, ndërsa autoritetet mbyllën paraprakisht shkollat dhe u këshilluan nëpunësve civilë të punonin nga shtëpia.

Nisja e trageteve u anulua në portet kryesore të vendit. Reshjet e dëborës shkaktuan probleme në qarkullim në disa pjesë të Greqisë veriore. Disa rajone në shtetin helen janë në  nivelin më të lartë të gatishmërisë për shkak të motit të keq, i cili pritet të mos ndryshojë deri të enjten pas mesdite.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›