Mot i paqëndrueshëm të martën, reshje shiu dhe dëbore në lartësitë 800-900 m

TIRANË, 31 mars/ATSH/ Vendi ynë ditën e martë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura, si dhe intervale afatshkurtra me diell përgjatë Ultësirës Perëndimore në pjesën e parë të ditës.
Reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e para të ditës dhe ato të mesditës të herëpashershme dhe intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit. Pas orëve të mesditës reshjet e shiut në pjesën më të madhe të territorit vijojnë të herëpashershme me intensitet të ulët, por në periudha afatshkurtra ato do të jenë edhe në formën e shtrëngatave. Në zonën e Alpeve, verilindje, lindje dhe juglindje në lartësitë mbi 800-900 metra priten reshje të dobëta dëbore, kryesisht pas orëve të pasdites.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–juglindje me shpejtësi mesatare 8 m/s, përgjatë vijës bregdetare e zonave luginore era hera-herës me shpejtësi deri në 18 m/s, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-5 ballë.
Temperaturat parashikohen:
/r.e/