E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë: Nuk kemi pësuar sulme kibernetike

TIRANË, 31 mars /ATSH/ Prokuroria e Përgjithshme dhe Gjykata e Lartë, reaguan ndaj pretendimeve të grupit të hakerave iranianë Homeland Justice, se kanë kryer një sulm kibernetik ndaj sistemeve të tyre, duke arritur të sigurojnë të dhëna e dokumente gjyqësore.

Prokuroria e Përgjithshme njoftoi se “nga verifikimet e kryera nga ekspertët e sigurisë së IT-së nuk janë konstatuar gjurmë kompromentuese deri në momentin që flasim në formën hackerimit. Stafet tona të IT-së janë duke monitoruar në mënyrë të vazhdueshme situatën”.

Gjithashtu, Gjykata e Lartë bëri të ditur se “nuk ka pësuar ndonjë sulm kibernetik”.

“Ju bëjmë me dije se Gjykata e Lartë, nuk ka pësuar sulm kibernetik, por sipas pretendimeve të Homeland Justice, grupit në Telegram, ka pësuar sulm kibernetik faqja gjykata.gov.al e cila është në menaxhimin e plotë të KLGj, dhe nuk ka asnjë lidhje me sistemin e brendshëm apo faqen zyrtare të Gjykatës së Lartë”, njoftoi Gjykata e Lartë.

/m.q/a.f/r.e/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›